Receta e gjyshes/ Bukë me vezë dhe djathë të bardhë

Receta e rekomanduar për mëngjes sot njihet prej shumicës dhe është aq e njohur për kuzhinën shqiptare, sidomos kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për të vegjël e të rritur para se të niseshin në shkollë a në punë.

Priza.al rekomandon për mëngjesin e kësaj të mërkure recetën më të dashur dhe plot shije, atë të bukëve me vezë.

Përbërësit:

  • Vezë
  • Pak qumësht
  • Kripë
  • Piper
  • Gjalpë të freskët ose vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht hidhni në një tas vezët, pak qumësht, kripë dhe piper dhe rrihini fort deri sa të krijoni një masë të njëtrajtshme. Më pas vendosni tiganin në zjarr me pak vaj dhe në masën e vezëve mund të shtoni pak djathë të bardhë të thërrmuar.

Pasi vaji të jetë nxehur, lyeni fetat e bukës një e nga e një nga të dyja anët me masën e vezës dhe skuqini në tigan.

Ju bëftë mirë!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *