26 tetori – Dita e Ndërgjegjësimit Interseks

Data 26 tetor shënon Ditën Ndërgjegjësuese për personat Interseks. Qëllimi kryesor i një dite të tillë është rritja e ndërgjegjësimit rreth trajtimit mjekësor të fëmijëve interseks, si dhe heqja e stigmatizimit të personave interseks. Kjo ditë u themelua në 2004 nga advokuesit për çështjet interseks. Emi Koyama, themelues i organizatës “Intersex Initiative” (IPDX) dhe Betsy Driver, themelues i Bodies like Ours një forum online i themeluar për t’ju ardhur në ndihmë individëve interseks për të ndarë eksperiencat e tyre.

Një person interseks është dikush që nuk i përshtatet përkufizimit tipik të mashkullit apo femrës, pasi ato mund të kenë ndryshime në kromozomet, herdhe, hormonet e seksit ose organet gjenitale. Intersex është një term ombrellë që përdoret për të përshkruar një gamë të gjerë të variacioneve natyrore trupore.

Ndonjëherë, tiparet e një personi interseksual janë të dukshme në lindje, ndërsa në të tjerat raste ato nuk shfaqen deri në moshën e pubertetit, disa njerëz interseksual mund të kenë ndryshime në kromozomet e tyre, të cilat nuk janë aspak fizikisht të dukshme. Si fëmijë, njerëzit interseks shpesh i nënshtrohen një operacioni “normalizues” i cili do të i heqë disa nga organet e tyre gjenitale dhe do të përpiqet t’i përshtat ato në një përkufizim të mashkullit apo femrës dhe kjo shpesh bëhet për asnjë arsye mjekësore.

Dita e Ndërgjegjësimit Intersex shënohet më 26 tetor çdo vit pasi kjo datë shënon demonstratën e parë publike nga njerëzit interseks në Amerikën e Veriut më 1996.

Kjo demonstratë e organizuar prej grupit advokues interseks “Intersex Society of North America” (ISNA) si dhe pjesëtar të organizatës për të drejtat trans The Transexual Menace, protestuan akademinë për shkak të vendimit të tyre për të vijuar me ndërhyrjet kirurgjikale mbi fëmijët me interseksualitet, nën pretekstin e kirurgjisë korrektuese. Midis Ditës Ndërgjegjësuese për personat interseks (26 tetor) dhe Ditës Solidarizuese për Interseks (8 nëntor), aktivistët dhe advokuesit bëjnë thirrje të fokusohen mbi edukimin rreth të drejtave të njeriut sa i përket interseksualitetit.

Praktikat mjekësore mbi fëmijët interseks janë kontroverse dhe shihen nga shumë persona si abuzim sistematik i të drejtave të njeriut. Këto praktika ushtrohen prej pediatërve dhe doktorëve. Advokuesit interseks bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ndërhyrjeve mbi organet gjenitale të fëmijëve. Disa të tjerë i shohin këto praktika si gjymtim gjenital.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *