Kreu i PL, Ilir Meta pas takimit me kreun e PD, Sali Berisha tha se marrëveshja për zgjedhjet vendore është e mbyllur.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se i ka propozuar një emër Berishës për kandidatin i cili do të kandidojë për bashkinë e Tiranës, por ende nuk e zbuloi emrin.
Sakaq theksoi se propozimi i Berishës për primaret është nëse e duhura në këto zgjedhje
“Referendum dhe primare. Jemi në një sintoni të plotë, kryetari i opozitës do triumfojë. PL respekton primaret, është risi e jashtëzakonshme kemi kërkuar realizimin e këtij procesi. Kudo ku kemi kandidat do t’i përfshijmë në zgjedhje. Kushdo që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët duhet të përjashtohet. Nuk ka pasur diskutim në lidhje me emrin, do respektojmë emrat që do të dalë në primare. Por Berishës i kam propozuar një emër për parlamentin e Tiranës. Është super politikan. Çdo të hënë Luiza do të jetë për të folur në Parlamentin e Tiranës”, tha ai.
Është ndarë me marrëveshje “përpjesëtimi” i Tiranës Berisha ka marrë kryetarin ndërsa krye i PL ka kapur kryetarin e Këshillit Bashkiak në Kryeqytet.