Sekuestrimi i dy Call Centerave/ SPAK: Viktima janë 1200 italianë, grupi kriminal po rikontruktohej

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e dy Call Centerave që mashtronin qytetarët italianë nëpërmjet bursave.

Në një deklaratë për mediat, prokurori Eneid Nakuçi tha se grupi kriminal po rikonstruktohej dhe po përgatitej për të kaluar në ambient tjetër.

Sakaq shtoi se viktima të këtij mashtrimi janë rreth 1200 qytetarë italianë dhe se rikuperimi i parave është i vështirë.

“Kryesisht viktimat ishin shtëpiake, shtëpiakë, pensionistë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi. Besnikëria e klientit ishte kaq efikase saqë viktima e kishte lejuar mashtruesin të hynte në kompjuterin e tyre. Kur viktimat refuzonin mashtruesit bëheshin agresivë, duke i kërcënuar me të dhënat personale që kishin. Mashtronin nëpërmjet blerjeve në Amazon  dhe investimeve në Bitcoin. Grupi kriminal kishte ngritur Call Center. Hetimi po vazhdon. Grupi po rikontruktohetj, do kalonte në ambient tjetër. Janë rreth 1200 persona të cilët kanë rënë pre e mashtrimit”, tha ai.

Mashtronin italianët përmes kriptovalutave, sekuestrohen 2 ‘Call Center-a’ në Tiranë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *