Një skemë mashtrimi është zbuluar në Tiranë, ku përmes aktivitetit të Call Center mashtroheshin mijëra italianë.
Burime për median bëjnë me dije se pas sekuestrimit të dy Call Center, janë arrestuar deri më tani tre persona, të cilët janë Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani.
Sakaq në një deklaratë për mediat nga ana e SPAK, prokurori Eneid Nakuçi tha se grupi kriminal po rikonstruktohej dhe po përgatitej për të kaluar në ambient tjetër.
Mashtronin italianët përmes kriptovalutave, sekuestrohen 2 ‘Call Center-a’ në Tiranë