Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar si tentativë fashiste të qeverisë paketën fiskale.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kërcënimi fashist për 10 fishimin e gjobave të bizneseve nga Rama vlen për të kuptuar dhe një herë tjetër se është koha për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj bande duke shtuar se kjo bandë po varfëron çdo ditë qytetarët shqiptarë.
“Shqetësimet më të thella për paketën fiskale të paraqitur nga qeveria. Kur vendi po kalon një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, sidomos prodhimin e punësimin.
PL angazhohet të denoncojë me forcë në parlament e kudo këtë tentativë fashiste që kërcënon më tej përkeqësimin e klimës së biznesit përmes rritjes së dhunës e represionit.
Mjafton kërcënimi fashist për 10 fishimin e gjobave nga Rama për të kuptuar dhe një herë tjetër se është koha për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj bande në qeverisjen e vendit që po varfëron qytetarët e kujton se mund të zgjasë ditët e saj përmes shtantazhit ndaj biznesit e sipërmarrjes së ndershme duke 10 fishuar kostot e projekteve që ua jep oligarkëve e klientëve të vet”, tha Meta.