Disa ditë më parë ‘Iconstyle’ vuri re se bashkëpunimi i Noizyt dhe Loredana Zefit, ‘Heart attack’, ishte kopjuar nga një youtuber serb. Bogdan Ilic, por që njihet me nofkën Baka Prase është shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës.
Bogdan lançoi një ‘diss’ drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic. Kënga titullohej “MPQRS”, vija muzikore e të cilës ishte e njëjtë me atë të ‘Heart attack’ të reperëve shqiptar.
Në një situatë të tillë, duket se së fundmi janë marrë masa ndaj serbit, pasi kënga nuk gjendet më në kanalin e tij në ‘Youtube’. Ky ‘diss’ është fshirë nga platforma e ‘YouTube’, shkak i shkeljes së të drejtave të autorit.
Ndërsa kujtojmë që bashkëpunimi i parë i Noizyt dhe Loredanës rezultoi një sukses, duke numëruar afro 40 milion klikime në 4 muaj. Pas bashkëpunimit të tyre të parë, reperët nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Loredana ishte edhe pjesë e klipit të Noizyt ‘Benzi ri’, vetëm si figurante në klip.
Ndërkohë së fundmi, dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit duke na lënë të kuptojmë që një tjetër bashkëpunim i tyre mund të jetë afër.