Paketa fiskale, eksperti i ekonomisë: Rritet papunësia, shumëfishohen gjobat

Eksperti i ekonomisë, Petraq Milo tha sot se paketa fiskale e propozuar nga qeveria do të shumëfishojë gjobat dhe do të godasë biznesin.

Në një konferencë për mediat, Milo tha se evazioni fiskal mund të rritet, ndërkohë që do të shkurtohen vendet e punës.

“Paketa e propozuar godet ekonominë dhe rrezikon punësimin. Çdo vend pune i humbur është i rëndësishëm. Paketa fiskale do të rrisë barrën fiskale për industrinë e pijeve nga rritja e akcizës dhe nga tatimi special. Paketa fiskale do të shumëfishojë gjobat mbi 10 herë për biznesin. Paketa fiskale nuk adreson forcimin e administrimit fiskal. Duke rritur gjobat tentohet të rritet më shumë evazioni fiskal”, tha Milo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *