Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me gjuhë të ashpër pasi u pyet për dy iniciativat që janë në kuvend lidhur me përjashtimin e kryetarëve të partive që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.
Në një deklaratë për mediat, Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryetarin e opozitës Lulzim Basha se kush do të prekë votën e shqiptarëve më 14 maj, do të përfundojnë si Musolini dhe Klareta.
“Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin e Musolinit dhe Klaretës, këtë fat do të kenë. Ju e dini kush është Klareta e politikës shqiptare? Është ai i 17 majit. Sa i përket dosjeve, ju e dini shumë që ajo çështje është e mbyllur. Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati komisione hetimore. Dhe një komision është korrupsioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve. Sa i takon ‘Ramabashistëve’ vrimë miu nuk do të ketë ku të futen. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por, për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama do të përgjigjet një më një për shkeljet e ligjit”, deklaroi Meta.