Kryetari i PD, Sali Berisha tha se ditën e nesërme në një konferencë të përbashkët me Ilir Metën do të japin detaje në lidhje me takimin e sotëm, të zhvilluar në ambientet e selisë blu.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tregoi edhe axhendën e opozitës deri në mbërritjen e datës 12 nëntor, ku do të mbahet edhe protesta e madhe opozitare. Më tej ai deklaroi se shpejti do të mblidhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë dhe dhe do të ketë takime me grupet e interesit.
“Sot patëm një takim shumë të mirë me zotin Meta dhe zotin Vasili. Nesër në një konferencë shtypi të përbashkët do t’ju informojmë mbi rezultatet e këtij takimi. Tani gjithçka do të jetë në funksion të betejës së madhe dhe të protestës së 12 nëntorit. Në mbështetje të lëvizjes sindikaliste të universiteteve, në mbështetje të bizneseve, ndaj dhe vendosa sot siç kisha premtuar që të komunikoja datën e protestës dhe do të mblidhet së shpejti fronti për shpëtimin e Shqipërisë, do ketë takime me aleatët, me qytetarët, me grupet e interesit dhe me gjithë shqiptarët për tu bashkuar si kurrë më parë në protestën e madhe të datës 12 nëntor”, tha Berisha.