Reperi i njohur Arkimed Lusha, i njohur me emrin e tij të artit si Stresi, së fundmi, ka ndarë një foto në Instagramin e tij, i cili ndodhej në shtrat me një vajzë. Kjo foto ka ngjallur shumë dyshime.
Identitetin e vajzës ka preferuar të lërë mister. Në foton e publikuar nga Stresi, duken vetëm të pasmet e vajzës në fjalës. Si përshkrim të imazhit, reperi ka zgjedhur të vendosë vetëm një ikonë peshkaqeni.
Më herët, Arkimedi u filmua në shoqërinë e një vajze në një klub nate. Pak ditë më parë në një intervistë, ku foli për jetën private, ai i komentoi këto pamje. Mirëpo, Stresi u shpreh se vajzën në fjalë e ka shoqe dhe se prej 3 vitesh është beqar.
“Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali. E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”,- theksoi reperi.