Rrjedhja e gazit në Porto Romano/ Kontradita midis deklaratës së Inspektoriatit dhe banorëve, si qëndron e vërteta?

Pas rrjedhjes së gazit në cisternat në zonën e Porto Romanos në qytetin e Durrësit një prej banorëve në ka treguar se mori vesh për rrjedhjen e gazit në fabrikën ‘Gaz Power’ nga mësuesit e shkollës.

Gjatë fjalës së tij për mediat, ai tha se u telefonua për të marrë fëmijën, pas shpërthimit të gazit. Ky banor, pranoi se në zonë vjen prej disa muajsh era gaz, mirëpo asnjë institucion nuk po merr masa.

“Fabrika është 300 metra larg banesës time dhe as 30 metra nga shkolla. Ne ishim në punë, më merr në telefon mësuesja më thotë eja merr sa më shpejt fëmijën se ka rrjedhje gazi afër shkollës. I morëm fëmijët, një pjesë dhe mësuesit i kanë përcjellë nëpër banesa”, u shpreh banori.

Në kundërshtim me deklaratat e bëra nga banorët dhe prindërt, Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial tha se sipas tyre “nuk ka probleme me depozitat e instaluara”.

Por, si qëndron e vërteta e gjithë kësaj?

Ndërkohë që banori theksoi se kjo është hera e tretë apo e katërt që ka patur rrjedhje gazi dhe për këtë janë ngritur në protestë por, nuk është marrë asnjë masë. Duke shtuar më tej se për fat të mirë nuk ka patur ndonjë shkëndijë flake pasi mund të kishte ndodhur një katastrofë e madhe.

“Imagjinoni të kesh fëmijën pranë një rrjedhje gazi të tillë, si një bombë atmike, kjo është hera e tretë apo e katërt që ka shpërthime të mëdha të gazit, ka të paktën 3 muaj që ndodh kjo situatë. Kemi protestuar por, puna ka vijuar rregullisht, ka qenë fati ynë që nuk ka pasur një shkëndijë flake se mund të kishim një katastrofë të madhe ditën e sotme”, deklaroi ai.

Kujtojmë se paraditën e sotme, banorët e Porto Romanos në Durrës janë evakuuar nga zona për shkak se ka rrjedhje në cisternat e gazit. Për këtë shkak mësohet se është ndërprerë mësimi edhe në shkollën ‘Met Hasa’.

Ndërkohë, dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të botit furnizues që mund të jetë shkaktuar nga problemet me valvulat.

Rrjedhje gazi në cisternat në Porto Romano, ndërpritet procesi mësimor në shkollë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *