Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të 6 shtetasve të rinj shqiptarë.
Veliaj në ‘Facebook’ ka ndarë pamjet nga ceremonia ku thekson se ne jemi një vend që ndihmon të tjerët në kohët e vështira.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë tha se Tirana ka në thelb si qytet solidaritetin.
“Një luftë po ndodh jo shumë larg nga këtu. “Putinflacioni” i shkaktuar nga çmenduria e një njeriu që, në vitin 2022, fillon një luftë në mes të Europës, është diçka që ka sjellë pasoja edhe tek ne. Kaluam një situatë jashtëzakonisht të vështirë me tërmetin, por fakti se u ringritëm dhe secili strehoi dikë, ndihmoi me ushqim dike tjetër, gatoi në një qendër sociale, tregoi se ky qytet ka në thelbin e tij solidaritetin. Ne vërtetë hetojmë në një qytet me 144 shtetësi të ndryshme, por fija e padukshme që na bashkon është solidariteti. Ndaj, besoj fort se për sa kohë kjo është fija që na bashkon, besoj se kjo skuadër, “skuadra Shqipëria”, “skuadra Tirana”, edhe në këtë çmenduri të luftës, të një xhelati që Europa s’e kishte parë që nga koha e Hitlerit, prapë do të dimë si ta përballojmë”, tha Veliaj.
Postimi i plotë:
Ceremonia e betimit të 6 shtetasve të rinj shqiptarë ?? – Mirë se erdhët në skuadrën e Shqipërisë ?, një vend me zemër të madhe ❤️ e njerëz solidarë, që e ndihmojnë njëri-tjetrin në kohë të vështira. Bashkë! ?