Të shumtë janë ata që besojnë në besëtytni apo praktika të mbinatyrshme, që shpesh i lidhin me fatin apo magjinë.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj një besëtytni e cila ndiqet shpesh nga shumica, siç është ajo e prerjes së thonjve gjatë natës për të kuptuar se çfarë fshhet pas tyre.
Pra cilat besëtytni lidhen me prerjen e thonjve gjatë natës?
Në Indi besohet fort se thonjtë dhe flokët nuk duhet të priten natën, pasi këto të fundit përmbajnë shumë papastërti dhe bakter. Pra, besohet se natën perëndesha e pasurisë dhe fatit të mitë Lashmi viziton natën dhe hinduistët besojnë se prania e papastërtive në shtëpi do të shihet si një shenjë mosrespektimi, duke sjellë zemërimin e saj mbi ta. Pa për ta do të thotë humbje pasurie por ende nuk ka asgjë të provuar.
- Në kulturën japoneze
Në Japoni prerja e thonjve mendohet se sjell një dënim të përhershëm, siç është vdekja. Mendohet se nëse pret thonjtë natën, personi mund të ndërroj jetë më herët se prindërit e tij. Pra, shkurton jetëgjatësinë.
- Kulturat tajlandeze
Në Tajlandë prerja e thonjve nënkupton prerjen e kockave të prindërve, ndërsa në Kinë mendohet se tërheq shpirtra dhe shkakton makthe.