Si sot një vit më parë treshja, Eixhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sarah Berisha u bënë pjesë e formatit ‘Big Brother Vip’.
E ta dinin vajzat se pikërisht ajo eksperiencë do të ndryshonte kaq shumë gjëra në jetët e tyre. Këtë moment e ka kujtuar Sarah, e cila ka ndarë një imazh nga një faqe Instagrami, ku në një dedikim të saj ka vendosur foton e tyre natën e parë që u bënë pjesë e reality-show-t. Blogerja ka zgjedhur të vendosë vetëm disa zemra, si mbishkrim të kësaj story.
Kjo eksperiencë me plot gojë mund të themi se ndryshoi jetën e gjithë banorëve pjesëmarrës, sidomos Einxhel-it, Sarah-s dhe Beatrixës. Në ‘BBV’ moderatorja përpos që shkoi deri në finale, gjeti edhe dashurinë e jetës, Dj Dagz dhe sot dyshja po presin fëmijën e tyre të parë.
Edhe Sarah Berisha gjithashtu, përpos famës dhe ndjekësve të cilët iu shtuan, brenda shtëpisë krijoi një lidhje me Dj PM. Dyshja edhe sot janë së bashku, madje janë kthyer në çiftin më të pëlqyer të showbiz-it.
E çfarë mund të themi për Beatrix Ramosajn. Këngëtarja dhe historia e saj me Donald Veshajn, edhe sot pas një viti përflitet në rrjetet sociale. Pa frikë mund ta cilësojmë si historinë e vitit, pjesë e së cilës nuk mbeti shqiptarë pa u përfshirë. Edhe pse nuk mungojnë kunjat herë pas here nga ana e Trixës për Donaldin, ky i fundit po shijon në sy të publikut dashurinë e tij me Bora Zemanin.