Më pak se një muaj ka mbetur për të shijuar Botërorin në Katar dhe në këtë mjedis diskutimet janë kush do të jetë fituesja dhe kampionia e Botës. Dëshirat dhe spekulimet nuk mungojnë dhe ngatërrohen me njer-tjetrën. Megjithatë, në orët e fundit u shfaq një përzierje ngjarjesh, që do të shkonin kundër ëndrrës së shumëkujt. A do të bëhen realitet?
Kupa e Botës do të ishte për një vend europian? Ka një varg ngjarjesh, që janë realizuar në tre Botërorët e fundit, që shërbejnë për të kurorëzuar kampionin e ardhshëm të botës, ose të paktën kështu duket. Dhe pikërisht ai lojtar, që del si golashënuesi më i mirë i Kampionatit Europian, skuadra e tij do të kurorëzohet edhe kampion i Botërorit në garën e radhës që do të zhvillohet.
Kjo filloi me David Villa, një golashënues në Euro 2008, ndërkohë që Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në 2010. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2014, pasi Mario Gómez ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Europian në vitin 2012 dhe Gjermania fitoi Botërorin në vitin 2014, pikërisht kundër Argjentinës. I fundit që e përmbushi këtë ‘profeci’ ishte Antoine Griezmann, golashënuesi më i mirë në Kampionatin Europian të vitit 2016 dhe që fitoi Kupën e Botës 2018 në Rusi me Francën.