Shisnin kokainë e marijuanë, shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Gjermani, policia arreston 6 persona

Policia gjermane ka arrestuar 6 persona me origjinë shqiptare  të cilët shpërndanin drogë personave në total u sekuestruan mbi 1 kilogram kokainë, 400 gramë marijuanë dhe një sasi prej 10 mijë eurosh.

Sipas raportimeve mësohet se policia kishte disa muaj që hetonte grupin shqiptar të autorëve të dyshuar për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Personat e arrestuar i përkasin moshave nga 24 deri në 42 vjeç, ndërsa rreth 50 oficerë nga departamente të ndryshme të policisë në Ingolstadt, si dhe policia kriminale e nga selia në Bavarinë Veriore, u përfshinë në operacionin e madh ndaj tyre.

Me kërkesë të prokurorisë publike të Ingolstadt, të dyshuarit janë sjellë para gjykatës e cila ka lëshuar urdhër arrest për të gjashtë shqiptarët të cilët janë dërguar në burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *