Apple konfirmon vendimin, baza e karikimit do të jetë njëlloj si në pajisjet Android

Ka ardhur njoftimi nga Appel duke konfirmuar se do ta ndryshojë portën për fishën e karikuesit në USB-C, por vetëm sepse janë të detyruar që ta ndërmarrin këtë lëvizje.

Ndërsa jepte një intervistë në Kaliforni, ekzekutivi I Apple, Greg Josëiak tha se gjiganti i teknologjisë do duhet t’i bindet ligjit të miratuar së fundmi nga BE-ja.

Ligji, i nënshkruar në fillim të muajit, i bën fishat USB-C, të cilët përdoren aktualisht në pajisjet Android, teknologji standarte për rimbushjen brenda territorit të BE-së. Kjo do të thotë që Apple do të duhet të zëvendësojë teknologjinë e vet të karikimit Lightning, e dallueshme nga tetë kunjat e saj, me USB-C në vend të BE-së.

Joswi cili është nënkryetar i lartë i marketingut në mbarë botën në Apple, po fliste në mbrëmje në WSJ Tech Live, konferencë vjetore të teknologjisë së Wall Street Journal, në Laguna Beach, Kaliforni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *