U dhunua për vdekje nga bashkëshorti, nëna e Marigona Osmanit: Nuk më treguan që…

Vadete Osmani, nëna e të ndjerës Marigona Osmani, ka rrëfyer momentin kur ka parë trupin e pajetë të së bijës. Për mediat e Kosovës, ajo ka thënë se kur ka parë kufomën e të bijës, ka parë se i kishin thyer nofullën dhe dhëmbët.

“Mua nuk më kanë kallxu që e kanë vra, më kanë thënë ka vdekur në aksident. Më kanë thënë atë ditë që e kanë pru, kur e kam parë kufomën e kam pa krejt zi, çika e ka pas nofullën e thyer dhe dhëmbët”,- është shprehur nëna e Marigonës, transmeton T7.

Marigona Osmani u vra në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa në bashkëpunim me mikun e tij, Arber Sejdiu. 18-vjeçarja humbi jetën nga dhuna e tmerrshme fizike e shkaktuar nga Krivaqa.

Trupi i pajetë i saj u la përpara spitalit të Ferizajt. Policia arrestoi dy personat e dyshuar për kryerjen e krimit në Ferizaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *