Interit i mjafton fitorja në shtëpi ndaj Victoria Plzen për të kaluar grupet e Champions League.
Zikaltërit janë në vendin e dytë me 7 pikë. Ekipi i Simone Inzaghit është mjaft favorit për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionin më të madh për klube pasi ka marrë 4 pikë ndaj rivalëve të Barcelonës dhe ka grumbulluar 3 pikë më shumë se katalalanasit deri në xhiron e pestë.
Pak më parë janë publikuar edhe titullar e sfidës ndaj çekëve në orën 18.45. Inzaghi ka vendosur që të lërë në stol Asllanin.