Partisë Demokratike ka publikuar një udhëzim përmes të cilit përshkruhet sesi do të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet vendore në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Me anë të një njoftimi, PD deklaron të hapur procesin e mbledhjes së kandidaturave për bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Krah udhëzimit janë publikuar edhe formularët përkatës që duhet të plotësohen sipas degëve.
Në dokumentat e nxjerrë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, bashkë me rregullat dhe kërkesat për kandidim, personat duhet të vetëdeklarojnë edhe të shkuarën e tyre, ku duket se kërkojnë një person “të pastër” dhe pa asnjë hesap të hapur me ligjin në Shqipëri apo kudo tjetër.
Fillimisht kandidatët duhet të pohojnë se nuk kanë masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit të PDSH-së. E më pas përgjigjen për problemet me ligjin, ku kanë listuar edhe pyetjet:
A është lëshuar ndonjëherë ndaj jush një urdhër arresti ndërkombëtar?; A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?; A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se 1 muaj?
Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Mësohet se afati për primaret është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Si afat për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori dhe për pasojë, kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë.