Një shtetas shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një maroken pasi ky i fundit i është drejtuar duk i thënë “mëso si trajtohet një femër”.
Kaq ka mjaftuar që shqiptari të niste sherrin dhe më pas ka nxjerr pistoletën dhe e ka qëlluar në gjoks.
Mediat vendase raportojnë se marokeni Abderrahimi Elkharmoudi rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.
Sakaq autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është arratisur në Shqipëri dhe është ndihmuar nga disa miq të tij.
Ai u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendngjarje dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë.
Sipas mediave viktima mësohet se kishte debatuar me një grua brenda lokalit Agorà, në Piazza Libertà.
E dashura e shqiptarit ka diskutuar me marokenin dhe iu është drejtuar: “Çfarë dini ju se si trajtohen femrat, në vendin tuaj nuk i lini as të dalin nga shtëpia”.
Kjo fjali e thënë nga gruaja e ka zemëruar marokenin që ishte i dehur. Debati mes tyre se si duhet të trajtohen gratë ka zgjatur për disa minuta.
Brenda në lokal ndodhej një mike e gruas së përfshirë në debat dhe disa burra, mes tyre edhe shqiptari.
Kur viktima doli nga lokali, ata e ndoqën dhe nisën sherrin sërish jashtë. Pak para se të mbërrinte në makinën e tij të parkuar, autori ka nxjerrë armën dhe e qëlluar në gjoks dhe bark.
Sipas hetuesve, markokeni i plagosur dhe i gjakosur ka arritur të hipë në makinën e tij dhe të ndezë motorin, ka shtypur pedalin në gaz dhe është larguar.
Por ai nuk shkoi larg, pasi disa qindra metrash ka humbur ndjenjat.
Karabinierët kontrolluan zonën dhe në via Varese, në mes të rrugës, vunë re makinën e marokenit. 45-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.