Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku një makinë ka përplasur një motor.
Si pasojë e përplasjes, një 68-vjeçar që po drejtonte motorin, ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.
U mësua se 68-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.