Arrestohet akademiku, dyshohet se spiunonte për Rusinë

Policia në Norvegji ka arrestuar të hënën një akademik nga Brazili pas dyshimeve se po përdor identitet të rreme dhe mund të jetë një qytetar rus që punon për inteligjincën e Kremlinit.

“Kemi kërkuar  që një studiues brazilian në Universitetin “Tromso” të dëbohet nga Norvegjia ndërsa ne besojmë se ai përbën një kërcënim për interesin publik”, tha Hedvig Moe, Ndihmës shefi i shërbimit të Sigurisë Policore Norvegjeze.

“Shërbimi i Sigurisë Policore Norvegjeze është i shqetësuar se ka marrë informacione në lidhje me politikën norvegjeze të zonës veriore. Nëse ky rrjet ose informacion i mbledhur pak nga pak nuk është një kërcënim për sigurinë e mbretërisë, jemi të shqetësuar se informacioni mund të keqpërdoret nga Rusia”, tha Moe.

Agjencia nuk e zbuloi emrin e burrit por tha në Twitter se ai po mbahej në izolim për shkeljen e dy pikave të kodit penal norvegjez që kanë të bëjnë me “inteligjencën e paligjshme”, që mund të dëmtojnë “interesat themelore kombëtare dhe “interesant e sigurisë së shteteve të tjera”.

Autoritetet ruse ende nuk e kanë komentuar arrestimin por ambasada ruse tha në një email se nuk ishin në dijeni të rrethanave të rastit dhe e përshkruajnë si pjesë të “spiunazhit” në Norvegji ku gjithçka është e “dyshimtë” dhe mban era “spiunazh”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *