Margariti ndan axhendën për festivalin ndërkombëtar të Dancit

Ministrja e Kulturës, Elva Margarit njofton se prej ditës së nesërme deri më 4 nëntor do të mbahet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor.

Margariti në ‘Facebook’ ka ndarë axhendën e këtij festivali, ku thekson se ky do të jetë një aktivitet madhor.

Postimi i plotë:

Jemi në prag të një aktiviteti madhor.

Nga data 28 Tetor – 4 Nëntor mbahet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor.

Programi:

28-29 tetor: Ballet Preljocaj nga Parisi me koreografi të Angelin Preljocaj

31 tetor-1 nëntor: Trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizaj

3-4 nëntor: Trupa nga Vjena me koreografi nga Eno Peci, Gentian Doda dhe Angelin Preljocaj me trupë nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.

?Biletat shiten çdo ditë në sportelin e TKOB dhe në https://ëëë.myticket.al/land-event.php

?Biletaria e TKOBAP është e hapur nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *