Gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan, Papa Françesku takoi Lidia Maksymowicz, një grua Bjelloruse që i mbijetoi eksperimenteve të Auschwitz.
Në video shihet momenti ku Lidia zbulon krahun e saj për të treguar tatuazhin që i është gdhendur nga nazistët gjatë burgosjes në kampin e përqendrimit. Papa e vështron për disa çaste dhe instinktivisht përkulet dhe puth atë numër “70072” , i cili pas 76 vitesh i kujton asaj çdo ditë tmerrin e përjetuar. Gjithshtu ai përqafon gruan me shumë dashamirësi.
Maksimoviç, u shpreh për “Vatican News” se nuk ka shkëmbyer fjalë me Atin e Shenjtë pasi e kanë kuptuar njëri-tjetrit nëpërmjet syve. Maksimoviç kaloi tre vite në seksionin e fëmijëve në Auschwitz, ku iu nënshtrua ekspertimeve nga Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i vdekjes”.
Kur kampi u çlirua, ajo u birësua nga një familje polake.
Papa më parë ka bërë homazhe për të mbijetuarit e Holokaustit, duke përfshirë një vizitë në Qendrën Përkujtimore Yad Vashem në Izrael në vitin 2014, si dhe një vizitë tek shkrimtarja dhe poeti 88-vjeçar hungarez Edith Brook në apartamentin e saj në Romë në shkurt të këtij viti