Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas takimit me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Blinken shkruan se vendet fokus i këtij takimi ka qenë prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike dhe mbrojtjen.
Postimi i plotë:
Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhacka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh.