Një 35-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ishte në kërkim për drogë.
Shtetasi Nertil Hoxha është dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi transportonte kanabis.
Njoftimi i policisë:
DVP Berat/Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, operacioni policor i koduar “Rrjeta”.
Kapet dhe vihet në pranga, 35-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në tentativën për transportim të lëndëve narkotike.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nisur dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit, në qytetin e Tiranës, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.