Fjolla Morina vijon të jetë qendra e vëmendjes në rrjetet sociale. Këngëtarja disa ditë më parë u kthye në kryefjalë të mediave rozë, pasi publikoi disa foto romantike, duke lënë të kuptohet se është në një romancë të re. Mirëpo së fundmi, një status i saj në Instagram’-m e saj ka trazuar sërish ujëra.
“Mirë ka thënë Isak Njuton ‘sa më shumë që e shtrëngon, aq më shumë kërcet…Më burra se gratë s’ka”,-shkroi Fjolla në Instagram.
Teksa u shpreh se është pafund e lumtur me të dashurin e ri, ky postim i Morinës ka ngjallur dyshime për një prishje të marrëdhënies së saj me partnerin e ri. Ndonëse në mënyrë të përgjithësuar, Fjolla ka thumbuar të gjithë meshkujt, duke nënkuptuar se sot s’ka burra të vërtetë.
Kujtojmë që kjo romancë e Fjollës erdhi pas ndarjes së saj të bujshme me Fisnik Sylën. Më herët Fjolla u shpreh se martesa me biznesmenin ishte gabimi i saj më i madh në jetë, ndërsa Syla nga ana tjetër ka treguar se ajo e ka përdorur vetëm për interes.