Gjashtë fëmijët e ngujuar në një banesë në fshatin Levan të Fierit kanë më shumë se 1 muaj që nuk kanë frekuentuar shkollën. Ata nuk pranojnë që të dalin nga banesa.
Shkak i ngujimit të tyre është bërë divorci i prindërve. Raportohet se fëmijët janë të dy vëllezërve të cilët janë divorcuar nga partneret. Pavarësisht se gjykata u ka dhënë kujdestarinë nënave, fëmijët e moshave nga 8 deri në 18-vjeç nuk duan që të largohen nga banesa.
Policia dhe forcat e shërbimit social ndodhen në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e fëmijëve nga banesa./dosja