Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi zbardhur detaje rreth pranisë së saj në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se është thirrur në SPAK si kallëzuese për incenertorin e Elbasanit, ku theksoi se ka paraqitur prova të reja.
Monika shtoi se fokus nuk duhet të jenë emrat por shpërdorimi i parave të qytetarëve.
“Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore për inceneratorin e Elbasanit. Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se një nga arsyet kryesore, siç është ky proces i verifikimit të dosjeve, është i rëndësishëm për të bërë të qartë që nuk është çështja e një individi, por e sistemit. Sot paraqita prova të reja. dorëzova fatura të thera që kanë të bëjnë me grabitjen që është bërë vetëm në inceneratorin e Elbasanit. Kallëzimi është shumë i qartë, Agaçi, Koka dhe i gjithë komisioni. Përfituesi i parave është Edi Rama. Nuk mendoj që fokusi jonë është thjesht te emrat. Fokusi ynë është se si vazhdojnë sot qytetarët shqiptarë paguajnë një projekt që nuk ekziston. Uroj që të gjithë mos kenë frikë dhe të thonë të vërtetën”, tha ajo.