Reperi i njohur Kanye West, është personazhi më i përfolur në rrjetet sociale, i cili ka trazuar një botë të tërë me komentet e tij antisemitike dhe raciste. Teksa shumë kompani dhe personazhe të njohur janë vendosur përballë tij, duket se ai nuk ka ndërmend të ndalojë.
Së fundmi, me anë të një postimi në Instagram, Kanye i ka kthyer përgjigje biznesmenit dhe CEO-s së kompanisë “Endeavor” Ari Emanuel, i cili u shpreh se sëmundja mendore nga e cila vuan reperi nuk i justifikon veprimet e tij.
“Ari Emanuel, unë humba 2 bilion dollarë në një ditë dhe jam akoma gjallë. Kjo është një përgjigje dashamirëse. Unë ende të dua, Zoti gjithashtu. Lekët nuk më bëjnë mua, njerëzit janë me mua,”-shkroi Kanye West.
Më herët Emanuel, i cili është hebre, u bëri thirrje të gjitha kompanive që punojnë me West që të ndërpresin lidhjet me stilistin pasi ai postoi në ‘Twitter’ një status ku shkruante se ai donte të bënte ‘death con 3’ kundër popullit hebre.
“Ata që vazhdojnë të bëjnë biznes me Kanye, po i japin një audiencë urrejtjes së tij të gabuar. Nuk duhet të ketë askund tolerancë për antisemitizmin e tij. Ky është një moment në histori ku aksionet janë të larta, të jemi të hapur për vlerat tona dhe t’i jetojmë ato, është thelbësore. Heshtja dhe mosveprimi nuk janë opsion”- shkroi Emanuel në artikullin e Financial Times.