Sa e moralshme është marrëveshja mes PD dhe PL? Berisha: Sot jemi bashkë për shkallmimin e Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha dhe Kreu i PL, Ilir Meta u pyetën lidhur me moralin e marrëveshjes që kanë firmosur ditën e sotme për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kjo është marrëveshja e shkallmimit të regjimit të Ramës e groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten.

Ndërsa Meta u shpreh se pavarësisht shqetësimeve që vijnë për shkak të rëndësisë historike të marrëveshjes është shumë më e ndershme e transparente se sa marrëveshja e natës së 17 majit që ende vazhdon sot për të mbajtur të shtypur qytetarët ndaj një regjimi kleptokratik.

Pyetje: Sqarim për këtë aleancë të re, sa e moralshme kur më 25 prill PD fajësonte anëtarët e LSI për humbjen e thellë. Kur Berisha e akuzonte Metën apo i kujtonit ngjalat kur bashkëpunoi me Ramën?

Meta: Përmbajtja e marrëveshjes është ajo që u intereson qytetarëve dhe është dhënia fuqi përmes referendumit, primareve e shndërrimi i këshillave në parlamente vendore. I shërben rivendosjes së pluralizmit politik në vend, rikthimit të Shqipërisë në një shtet të së drejtës. Pavarësisht shqetësimeve që vijnë për shkak të rëndësisë historike të marrëveshjes është shumë më e ndershme e transparente se sa marrëveshja e natës së 17 majit që ende vazhdon sot për të minuar opozitarizmin e demokracinë dhe për të mbajtur të shtypur, nënshtruar qytetarët ndaj një regjimi kleptokratik.

Berisha: Se çfarë thoshte deputeti Basha, i mori me vete. Unë miqësisht do u sugjeroja mos i nxirrni nga arkiva më ato, nuk shërbejnë.

E vërteta është që dhe një herë, sa herë ta komentosh këtë marrëveshje do gjesh se është marrëveshja e shkallmimit të regjimit të Ramës e groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten që kur është qeveris Tirana për herë të parë. Ndaj duhet ta shihni këtë jo me adhurim por, me shpresë e besim të madh si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët.

Pyetje: Po deklaratat e Metës t’i arkivojmë?

Berisha: Në politikë nuk ka interesa personale por, ka interesa politike të përgjithshme.
Ata që udhëhiqen nga interesa personale gabojnë. Interesi i përgjithshëm i kësaj marrëveshje është i jashtëzakonshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *