Moussa Sissoko, mesfushori 33-vjeçar, i cili ka luajtur për një kohë të gjatë te Tottenham, nuk ka paguar energjinë elektrike dhe kështu i detyrohet shtetit anglez një shumë të konsiderueshme.
Sissoko duhet të paguajë më shumë se 60 mijë paund pasi nuk i ka paguar faturat gjatë kohës kur jetonte në Londër. Kjo gjë ka bërë që francezi të përfundojë në gjykatë, ku ai është i detyruar të paguajë të gjitha faturat.