Libri i shumëpritur i Princ Harry-t tani ka një kopertinë dhe një datë publikimi, ja mesazhi i fshehur pas titullit

Libri i Dukës së Sussex-it do të titullohet “Spare” dhe do të dalë në shitje në 10 janar për 28£. Lajmi u bë i ditur nga shtëpia botuese ‘Penguin Random House’, që mes të tjerash  shtoi se libri do të tregojë historinë e tij ‘me ndershmëri të papërpunuar dhe të patundur’.

Titulli është një shenjë e nofkës së Harry-t si një princ ‘i rezervuar’, në kontrast me vëllain e tij Princin William ‘trashëgimtar’. Versioni në gjuhën spanjolle është edhe më i theksuar, pasi i është dhënë nëntitulli “En La Sombra”, ose ‘në hije’.

Harry-t thuhet se iu pagua një paradhënie prej 20 milion dollarësh për librin si pjesë e një marrëveshjeje me tre tituj me vlerë 36.8 milion paund. Sot, botuesi “Penguin Random House” tha se Duka kishte dhuruar 1.5 milion dollarë për bamirësinë e fëmijëve “Sentebale” dhe 300,000 £ për “WellChild”, një shoqatë bamirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara të cilës ai shërben si mbrojtës.

Kopertina e “Spare” tregon Harry-n që shikon ashpër kamerën me një bluzë kafe dhe një varëse të zezë. Autobiografia prej 416 faqesh, të cilën disa shitës me pakicë e kanë ulur në gjysmë çmimi për kopjet e para, pritej të dilte në biblioteka këtë vjeshtë, por ka pasur spekulime se data u shty si një shenjë respekti pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Përflitet se një tjetër arsye pse u shty është për të bërë ndryshime në publikim dhe për të hequr materialet potencialisht të dëmshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *