Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, pasi ajo që ishte destinuar si dita më e lumtur e jetës për një çift u kthye në ditën e tyre më të tmerrshme, pasi dhëndri është qëlluar për vdekje sapo ka dalë nga kisha, pas përfundimit të ceremonisë.
32 vjeçari Marco Antonio Rosales Contreras, u qëllua me armë disa metra larg të ftuarve të dasmës vetëm pak kohë pasi lidhi kurorë.
Mediat e huaja shkruajnë se fatkeqësisht ai ka humbur jetën para se të arrinte në spital