Ndeshjet e Europa League pasdite kanë sjellë surpriza. PSV ka mundur Arsenalin në shtëpi, në një sfidë mjaft të luftuar.Vendasit hollandez “tundën rrjetën” në minutën e 43-të, por goli u konsiderua i parregullt dhe u anulua për offside.Hollandezët e Vannistelrooy do e nisnin në mënyrë të përkryer pjesën e dytë, fillimisht Veerman do çonte peshë tifozërinë në Einthoven me golin e tij me të majtën, dyfishimi i rezultatit do vinte nga një “Ujk i Vjetër” si Luuk de Jong. Gol tipik i tij, me kokë.Gooners nuk mundi të dilte të paktën me barazim nga ky takim dhe aktualisht kryeson grupin A me 12 pikë, 2 më shumë se PSV.
Lazio triumfon 2-1 me Midjylland dhe merr kryesimin e grupit F. Gola, përmbysje dhe emocione ishte ajo çka u pa në Olimpico, në fund pati vetëm një fitues.
Lazio hasi vështirësi të madhe ndaj Midjylland në 45 minutat e para. Hysaj me shokë e panë veten në disavantazh që në minutën e tetë, pasi Isaksen realizoi në portën e mbrojtur nga Provdel.Ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri bëri gjithçka për të reaguar dhe ia doli mbanë në minutën e 36-të. Autori i golit do ishte Milinkovic Savic, ndërsa asisti erdhi nga Felipe Anderson.
Italianët do kompletonin përmbysjen e madhe në minutën e 58-të. Pedro tregon edhe një herë se është “xhol” te ky ekip, duke përfunduar siç duhet një aksion të skuadrës. Pikërisht Pedro do siguronte 3 pikët për ekipin në minutën e 80-të, por festa do zgjaste pak, pasi do anulohej goli për Offside. Gjithsesi, asnjë ndryshim deri në fund, me ekipin vendas që mund të gëzonte lirisht.
Rezultatet:
PSV 2-0 Arsenal
PSV 1-0 ARSENAL
GOAL! JOEY VEERMAN. pic.twitter.com/ipZYsjqVFD
— Fast GøaIs. (@iF29s) October 27, 2022