Marrëveshja PD-PL/ Berisha: Asnjë kandidat për kryebashkiak, nuk mund të zgjidhet pa kaluar në primare

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Berisha tha asnjë nga kandidatët për kryebashkiak nuk mund të zgjidhet nga dy partitë, pa kaluar në primare.

Po ashtu kreu i PD-së ka theksuar se Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktika demokratike e përzgjedhjes së kandidatëve.

“PL ka pranuar si metodën më demokratike ka pranuar të kontribuojë primare. Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Ky është në fakt bashkim në dy parime themelore. Në parimin e primareve, pra të delegimit përfundimtar të vendimmarrjes tek anëtarësia dhe simpatizantët, në përmbysjen e përfaqësimit të deritanishëm. Parimi i dytë themelor është referendumi, në të cilin dy forcat tona zotohen të bëjnë gjithçka për të drejtën e referendumit. Besojmë se demokracia shqiptare ka nevojë jetike për shprehjen e vullnetit të shqiptarëve.

Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktika demokratike e përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët në këto zgjedhje mund të jenë nga shoqëria civile, mund të jenë pa parti”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *