Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me plagosjen e ndodhur rreth orës, orës 21:50 te Kodra e Diellit. Sipas bluve të kryeqytetit kemi të bëjmë me një konflikt mes fqinjëve, që ka çuar deri në plagosjen e një 35-vjeçari.
Paraprakisht dyshohet se Olsi Bllaci pas një konflikti ka q ëlluarme armë zjarri komshiun e tij Jonian Shehu.
Policia thekson se ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshua të indetifikuar si Olsi Bllaçi.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.
Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.