Kreu i PL-së Ilir Meta ka deklaurar mbrëmjen e sotme se në shtator u ndaluan protestat për shkak të sulmeve të hakerave iranianë, ndërsa për protestën e 12 nëntorit shtoi se janë në proces organizimi.
“Jemi në një proces të organizimit të protestës. Do të kemi komunikime të tjera. Nuk u bë në shtator për shkak të hackerimeve etj etj. Opozita është përkrahja më e fortë e integrimit në BE. Rama është penguesi i kësaj. Shqiptarët duhet t’i besojnë platformës sonë që është në interesin e tyre. Reforma jonë është referendum, që do të thotë ata vendosin vetë. Do të jenë pjesë e një politikëbërje reale”, tha Meta.