‘Erdogan po helmon popullin me gënjeshtra kundër Greqisë’/ Mitsotakis: I gatshëm për të shtrirë dorën e miqësisë

Greqia është gati t’i shtrijë dorën e miqësisë Turqisë, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis ka akuzuar presidentin turk Tayyip Erdogan se po nxit ndjenjat anti-greke në vendin e tij.

“Dëshiroj që edhe pse me vonesë, fqinjët tanë të zgjedhin rrugën e uljes së tensioneve, ligjit, bashkëjetesës në paqe, pa shpërthime retorikash dhe me veprime konstruktive. Nga ana ime, ata do të kenë gatishmërinë për të shtrirë dorën e miqësisë. Nuk kemi më kohë për arsye të panevojshme që nxisin tension. Kjo është ajo që do populli ynë, që duan njerëzit në Greqi, që duan njerëzit në Turqi, kjo është ajo që do e gjithë Europa”, tha ai.

Sakaq kryeministri grek tha se Turqia po kërcënon Greqinë për prezencë ushtarake në ishujt lindorë grekë.

“Vendet partnere në NATO nuk mund të vënë në pikëpyetje sovranitetin e njërit apo tjetrit shtet. Të gjitha çështjet duhet të zgjidhen mbi bazën e dialogut dhe ligjit ndërkombëtar. Ne jemi shumë dakord për këtë. Është për të ardhur vërtet keq që Presidenti Recep Tayyip Erdogan po ndjek një udhë pa krye duke helmuar popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë. Sepse fqinjët dhe aleatët tanë e dinë se ishujt greke nuk janë kërcënim për askënd”, shtoi ndër të tjera ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *