28 tetori-Dita Botërore e Xhudos

28 tetori përkon me ditën Botërore të Xhudos. Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) njoftoi nisjen e Ditës Botërore të Xhudos në fund të vitit 2010. Ajo zhvillohet çdo vit më 28 tetor, që është ditëlindja e themeluesit të xhudos, Jigoro Kano.

Dita Botërore e Xhudos synon të promovojë vlerat e sportit dhe sistemin e tij arsimor për të gjitha klubet e xhudos dhe të gjithë xhudistët, përmes Federatave Anëtare të IJF dhe me ndihmën e mjeteve moderne të komunikimit.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj 8 teknikat e xhudos:

  • Teknika e qëndrimit (shizei),
  • Teknikat e lëvizjes (shintai),
  • Teknikat e rënies (ukemi waza),
  • Teknikat e kapjes (kumikata),
  • Teknikat e hedhjes (nage waza),
  • Teknikat e levave (kansetsu waza),
  • Teknikat e mbytjeve (shime waza),
  • Teknikat e mbajtjeve (osaekomi waza).

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *