‘Arsimi ndodhet në gjendje kritike’/ Pedagogia: Nuk duhet të shqetësohemi vetëm për pagat

Pedagogia Mimoza Haxhari thotë se paga nuk mund të jetë shqetësimi kryesor i pedagogëve, të cilët prej disa ditësh kanë dalë në protestë dhe kanë bojkotuar mësimin.

Haxhari për ‘Euronews’ tha se e mbështet protestën dhe nënvizoi se arsimi është në gjendjen më kritike që ka qenë ndonjëherë.

“Unë kam shprehur reagimin tim personal dhe mënyrën se si personalisht e konceptoj rolin që ka arsimi në jetën shoqërore. Nuk është në jetën individuale të atyre personave që frekuentojnë dhe ndjekin bankat e shkollës, por është obligim për të gjithë shoqërinë. Unë nuk jam organizatore e protestës, por e përqafova protestën. Refuzoj në mënyrë kategorike, elementi financiar është i rëndësishëm pa burimet financiare nuk mund të garantosh mundësinë e jetesës por u bashkova me këtë protestë. Arsimi është në gjendjen më kritike që ka qenë ndonjëherë”, theksoi ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *