Gjykata e Lartë ka refuzon lirimin me kush për ish-shefin e policisë në Elbasan Leonard Palushi pasi u arrestua me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.
Emri i tij u bë i njohur pas rrëfimit të të penduarit Nuredin Dumani i cili rrëfeu ngjarjet nga grupet e organizuara kriminale nga viti 2011 deri në 2022.
Në mesin e të ndaluarve ishte dhe Leonard Palushi që dyshohet se u jepte informacion grupeve kriminale dhe dekonspironte aksionet. Palushi është vënë në pranga se ndihmoi një grup kriminal, duke prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit. Palushi futi armën tek servisi i babë e birë, duke i vënë pas hekurave të burgut. E gjitha për llogari të një grupi kriminal që operonte në zonë. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.