Bardhi pas dëshmisë në SPAK: Kallëzova kryeministrin dhe të gjithë personat përgjegjës

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi është paraqitur këtë të premte pranë Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion.

Lidhur me deklaratën e tij në SPAK tha se ka qenë në cilësinë e personit kallëzues lidhur me aferën e inceneratorëve.

Sakaq theksoi se personat e kallëzuar fillojnë nga kryeministri e deri tek nëpunësit që janë përgjegjësit.

“Sot isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetime. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD dhe inkurajoj SPAK për të çuar para përgjegjësisë përgjegjësit. Kam kërkuar të merren në cilësinë e provës edhe materialet për inceneratorët. Ka pasur një shtesë në PD dhe kam kërkuar që edhe materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Persona e kallëzuar fillojnë nga kryeministri e deri tek nëpunësit që janë persona përgjegjës të komisioneve në koncensione”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *