Pedagogët janë duke vijuar bojkotin prej më shumë se dy javësh.
Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi se qeveri duhet t’i plotësojë kërkesat e tyre, duke mos i lënë hapësirë për të mos përfunduar në grevë.
Kovaçi tha se tarifat e studentëve të përdoren për studentët dhe jo për të plotësuar përqindjen e rritjes së pagës.
“Duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm, dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, dhe të krijojë urën e komunikimit. Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti. Bëjmë thirrje të gjithëve të jemi prezent për ndryshime në arsimin e lartë publik. Bëjmë thirrje që në procesin e rritjes së iniciative financiare të mos përjashtohen stafet akademike administrative. Kërkojmë që 30 % këtë të jetë edhe për stafin akademik. Kërkojmë që tarifat e studentëve të përdoren për studentët. Theksoj që kërkimi shkencor është thelbësor në Arsimin e Lartë. Është në gjendje alarmi. Pra nuk jemi të kalojmë në fazën e fundit të grevës së urisë, po është kërkesë e disa sindikalistëve, por nëse vërtet nuk do të ketë reagim mund të shkojmë edhe në këtë fazë”, tha ai.