Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me fashën 800 KW dhe çmimin e energjisë elektrike.
Balluku shprehet se fasha 800 KW nuk nënkupton rritje të çmimit të energjisë, por heqja e mburojës që kishte vënë qeveria për ato familje që shpenzojnë më shumë.
Sakaq thekson se vendimi për aplikimin e fashës ende nuk është marrë nga ana e qeverisë, pasi priten reshjet.
“E kemi thënë dhe përsëritur pavarësisht disinformimit. Para pak doli çmimi i ri i ERE dhe thonë u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Kështu që si ndodhi në shtator dhe në tetor jemi duke pritur të dhënat sa i përket konsumit i cili ka ndryshuar, është ulur. Shqiptaret janë sensibilizuar e kanë konsumuar 5% e pak se ne tetorin e vitit të kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e Kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fashën 800. Fasha 800 nuk është rritje çmimi, por është përfundimi i mburojës për të gjithë shqiptarët. Ne mbulojmë 1 milionë e 90 mije abonentë familjare me një mburoje sociale energjetike që ka nisur nga muaji shtator i 2021. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin”, tha ajo.