Tentoi të përdhunonte një grua 37 vjeç, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga ditën e sotme një 45 vjeçar me inicialet F.Q., i cili ka tentuar të abuzojë seksualisht me një grua 37 vjeç.

Nga informacionet policore mësohet se shtetasi banues në Tërpan, Poliçan, është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Gjithashtu mësohet se ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.

Njoftimi policisë:

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., 45 vjeç, banues në Tërpan, Poliçan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.  Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *