Partia Demokratike ka publikuar këtë të premte sloganin e protestës që do të mbahet më 12 nëntor.
“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë”, është ky slogani i PD.
Sakaq kreu i PD, Sali Berisha sot në një bashkëbisedim me gazetarët tha se vendimi se si do të mbahet protesta, e dhunshme ose jo do vendoset nga qytetarët atë ditë.