Një 82-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Kukës, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
Mësohet se i moshuari Shefik Krasniqi jetonte i vetëm dhe gjatë periudhës së pandemisë, Krasniqi e konsideronte koronavirusin si vullnet të zotit.
“Kam dalë në qytet për të pirë një kafe se nuk rri dot pa një kafe dhe një teke raki. E gjej një lokal unë për të pirë një kafe. Maskën nuk e përdor se këto janë punët e zotit. Allahu e ka në dorë. Prej zotit nuk ruhem kurrë”, ka thënë ai në vitin 2020.
Dyshimet janë se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë nga soba e druve, e cila ka qenë e ndezur gjatë natës.